Nexhat Halimi Poezi
Nexhat Halimi

Shënime Të Ushtarit Të Uçk-Së

(te ura e cenë korjelit, maj `99-të)

dumnica fle përpëlitet udhës së kuçedrës

hëna mbi kullën e gjegj elez alisë digjet
një ndezullinë mijëvjeçare e shpërthyer në sy
hije plepash e malesh dhe rrjedha e ujit

asnjë udhë nuk të shpien jashtë vetes
asnjë udhë nuk të kthen kurrë më në vete
lehin qen qajnë fëmijë bien ecje kuturu
ja endriti i rri mbi fytyrë nënës së vdekur
ç`është me ty nënë i thotë je krejt e ngrirë
mbush grushtet gjak spërkat qiellin

vetëtima të ngrira kaq vjet gjarpërojnë
larg nga një dritare e mbetur hapur në kohë
dëgjohet një poezi dëgjohet një lirë
kush kënd e varros kush kënd e qan

udhës bien zëra vijnë nga larg copa copa
përsëritet epika lirika pikat e gjakut thika
e njëjta kolonë ajo e ikjes nga Toplica
molla e kuqe e mban ende në degë etjen
merr hov demi me brirë në breg e pëllet lopa
fusha me varre me gurë në krye çallma
a është e shurdhër apo e vdekur evropa

- Poezi nga Nexhat Halimi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0