Nexhat Halimi Poezi
Nexhat Halimi

Në Jalli

buzë ujit me gjurmë të shenjtit me orë
spërkatur në vesën e artë nën yllin polar
mblidhnim sanën kositur ditë më parë
t`i ushqenim kafshët në kohë me borë

s`lëvizte kaq me ag asgjë fare në barë
veç iknim gjurmët e të urtit në vetmi
zbritur nga qielli me lule xheneti në jalli
ndërsa veten e shikonim në ujëvarë

ka qëndruar këtu i urti e ka gjetur ilaç
ta shëronte me durim majën e cicës
ja pse s`e harron dot hijen e dumnicës

nëna e lodhur mblidhte sanë në djersë
unë lozja me kërcej shevari dhe me llaç
e e shikoja nga sillet toka në univers

- Poezi nga Nexhat Halimi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0