Nexhat Halimi Poezi
Nexhat Halimi

Tema: Poezi Dashurie


Letra E Fundit

do të jetë kjo letra e fundit nga unë fedorë
e shkruaj në habi i ngrirë me sy në orë
e ora s`ndalet shiu rrah dritaret bora puth malet
veç dhe pak akrepat puthen e unë do të ik

pikërisht në dymbëdhjetë do të kryhet ëndrra
do t`i ndalin aparatet me të cilat më japin frymë
do të mbetet vetëm dhembja për ty

e zjarri i cili në asnjë mënyrë s` bëhet hi

- Poezi nga Nexhat Halimi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0