>
BIOSHQIP

Nexhat Osmani Vjen Me Videoklip E Album Të Ri

16-07-2015
Të rrallë janë ato projekte që meritojnë duartrokitje, e kur është fjala të arti, atë më së miri e servirin artistët e mirëfilltë. Këtu është fjala për këngëtarin tonë të mirënjohur Nexhat Osmani, i cili sapo ka publikuar videoprojektin e tij më të ri "E ke hallall". Si gjithmonë, edhe me këtë këngë Nexhati ka goditur në shenjë, e kjo ndodh atëherë kur artisti di ku dhe çka të kërkojë. Teksi dhe kompozimi i këngës u bë nga mjeshtri muzikor Arsim Bunjaku, aranzhmani nga i madhi Alban Furtuna, ndërsa klipi u realizua nga ekipi i kompanisë tashmë bombastike EMF Creative në Prishtinë. Nuk ngelet me kaq, këto ditë pritet edhe dalja në treg e albumit më të ri duet me Remzijen. Me këto projekte cilësore, Nexhati dhe Remzija e vulosin veçantinë e tyre në estradën tonë.
(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)