>
BIOSHQIP

Nexhmije Pagarusha, Nje Fenomen I Paperseritshem

02-04-2012
"Bilbili i Kosoves", "Mbreteresha e Kenges Shqipe", "Primadona e Melosit Popullor", "Yma Sumac shqiptare", "Madam Butterfly", "Fryti i Kristalt", jane disa nga epitetet te cilat legjenda e muzikes shqiptare me dekada e dekada i grumbulloi prane vetes.

U lind ne vitin 1933 ne nje fshat te vogel te quajtur Pagarusha. Si nje vajze e thjeshte, Nexhmija vijoi shkollimin ne vendlindje duke vazhduar metej ne Beograd ne shkollen e muzikes. Karriera e saj muzikore fillet i mori ne Radion e Prishtines ne vitin 1948. Veprimtaria e saj muzikore 40-vjecare eshte aq e gjere sa qe eshte veshtire te thuhet se cilit zhaner i takon, sepse ajo kendoi thuaja ne te gjitha zhanret. Eshte e njohur per interpretimet e saja te shkelqyera ne muziken popullore por ajo ne anen tjeter kendoi me sukses edhe opere. Nexhmije Pagarusha ishte edhe si aktore e suksesshme, si ne film ashtu edhe ne teater.

Rendesia dhe vlera e vepres se Nexhmijes eshte cmuar e vleresuar nga kompetentet dhe njohesit e artit. Opusi i kenges se Nexhmijes eshte shume i gjere dhe ajo ka shkelqyer ne te gjitha zhanret.

Nexhmije Pagarusha e cila ka qene dhe ka mbetur fenomen, e paperseritshme, e cila gjithnje ka zgjuar kersherine tone sepse pervec vlerave artistike te pamohueshme, ajo na ka prezentuar denjesisht ne koherat me te veshtira te vendit tone. Ka bere muzika shqipe te degjohet, te duartrokitet e te deshirohet nga popuj te ndryshem.

Askush nuk do t'i harroj interpretimet e saja, qe nuk kane qene thjeshte vetem art i te kenduarit sepse ne interpretim ajo kalonte dimensionet e nje simfonie te persosur...

Ajo na fali kengen, kurse poetet i thurren vargjet, e kompozitoret komponuan kenget kushtuar asaj, Bilbilit te Kosoves dhe Hyjneshes se Kenges, pra Dives sone. Sa kendonte e adhuruan, kur pushoi se kenduari nuk e harruan.

Nexhmije Pagarusha eshte institucioni yne i larte muzikor, akademia e jone e vetme muzikore, opera jone, muzeu yne i vetem etnografik, monumenti yne i vetem folklorik, e megjithate nuk ishte dhe nuk eshte nen mbrojtjen e shoqerise si disa kisha e xhamia.

Fundja, ne mungese te tempullit te kultures, e kemi Nexhmijen. Ne mungese te filharmonise e kemi Nexhmijen. Ne mungese te galerise e kemi Nexhmijen...

Pas nje kohe te gjate qe mungoi ne ekranet tona e madhja zonja Nexhmije Pagarusha se bashku me kolegen e saj, kengetaren e mirenjohur te asaj kohe, te cilat e shkruajten historine muzikore ne vendin tone, Shpresa Berisha na dhane kenaqesine te bisedojme dhe t'i shpalosim edhe njehere kujtimet, emocionet, problemet e gezimet qe perjetuan gjate gjithe karrieres se tyre, e cila nuk u harrua dhe nuk do harrohet asnjehere...
(prive klan)

Nexhmije Pagarusha, Nje Fenomen I Paperseritshem