>
BIOSHQIP

Nexhmije Pagarusha Promovon Albumin E Ri

30-03-2013
Ikona e muzikes shqipe, e madhja dhe pazevendesueshmja kengetarja emblematike shqiptare Nexhmije Pagarusha, promovoi te premten ne mbremje albumin e saj ne nje nga restorantet e kryeqytetit.

Albumi i saj i nxjerrur ne shitje eshte bashkepunim me restorant Pishat, biznes ky qe i ka dhene rreth nje dekade perkrahje artit dhe kultures.

Albumi permban 15 hitet e pavdekshme te kengetares, te cilat jane:

1. Cil’ nj’at zemer plot kujtime 2. Kanga e Rexhes 3. Kanga e Prishtines 4. Kenke nur’ i bukuris 5. Kur me shikon si zog n’hava 6. Nji lule qe m’ka cele tash 7. Hajde te dalim kah pazari 8. Vaj si kenka ba dynjaja 9. Kanga e krushqve 10. Njemend qenke si m’kane than 11. Lul’zoi fusha lul’zoi mali 12. Kapiteni i ri 13. Kosovarja e re 14. Mori sy luaneshe 15. Baresha

Shume figura te shquara te ekraneve tona e vleresuan vepren dhe kontributin e bilbilit shqiptar, e s’lane lavdate pa i dhene.

Ylli i mbremjes me lot ne sy pershkroi me plot emocion 8 dekadat e karrieres se saj, duke thene:

“Jam munduar me gjithe shpirt te dhe dicka nga vetja ime, duke mos e ditur se cfare eshte fama, une thjesht e doja kengen shqipe. Por vetem sot e kuptova sa qenkam e famshme”.

Pervec te tjerash mysafir te kesaj nate ishin edhe, e para e vendit presidentja Atifete Jahjaga, Vlora Citaku, kengetaret Shpresa Gashi, Dafina Zeqiri etj.
(Indeksonline)

Nexhmije Pagarusha Promovon Albumin E Ri