>
BIOSHQIP
Biografia
Onika Tanya Maraj ose e njohur si Nicki Minaj (shqiptuar: Nik-ki Mënaazh), është këngëtare e hip hop dhe R&B e cila u bë e njohur duke qënë pjesë e grupit të njohur repper Young Money. Ajo u transferua në Queens zonë në New York City, që fëmijë dhe u diplomua nga LaGuardia High School në vitin 2003.

Minaj ka filluar karrierën e saj muzikore në vitin 2007, pasi ajo lëshoi përmbledhjen muzikore të saj të parë Playtime Is Over. Përmbledhja e këngëve të përziera u ndoq nga përmbledhje tjera, Sucka Free dhe Beam Me Up Scotty të cilat u lëshuan në vitin 2008 dhe 2009 respektivisht.

Ajo lëshoi albumin e saj të parë dhe debutues, Pink Friday në 2010 e ccila u bë një sukses komercial, duke zënë vendet në krye të listave në SH.B.A Billboard 200. dhe më vonë u çertifikua Platinum nga Recording Industry Association of America (RIAA) një muaj pasi ishte lëshuar.