>
LETERSISHQIP

Fëmijët Tanë

Po si ujë i pastër
Që vjen nga burimi,
Si engjëj të bukur
Janë rreze shkëlqimi.
Janë si lule kopshti
Na mbushin aromë,
Shpirtin e trazuar
Ëmbël e qetësojnë.
Si yjet në qiell
Shkëlqejnë në ërrësirë,
Dashuri e tyre
Ushqimi më i mirë.
Nuk dijnë të bëjnë lajka
Dhe as të gënjejnë.
E flasin dhe shprehin
Ate që e ndjejnë.
E mbushin shtëpinë
Gëzim e hare,
Janë një botë në vete
Është kjo botë e re.
Përqafimi i tyre
I ëmbël aq shumë,
Dhurojnë lumturi
Të madhe pa fund.
Vazhdimësi e jetës
N’këtë botë të trazuar,
Në mungesë të tyre
Do t’ishte shkatrruar.
Janë lule e jetës
Me petale shumë,
Me ta vazhdon jeta
Si ujë që rrjedh n’lum!

Më shumë nga Nijazi Kastrati