>
BIOSHQIP
Biografia
Niki Selmanaj është këngëtare dhe mësuese e gjuhës angleze. Emocionet e para në muzikë i ka marrë në Rin Show në Korçë 2010, ku u shpall “Këngëtarja më e mirë “. Ka qenë e angazhuar me aktivitetet dhe eventet muzikore në qytetin e Korçës si, këngëtare e jashtme e teatrit “Andon Zako Çajupi” dhe pjesëmarrëse në Festën e Birrës, për katër vite rradhazi. Niki ka qenë zëri i kolonave zanore të 3 shfaqjeve të teatrale në qytetin e Korçës. Në shfaqjen “Doktor Shuster”, fituese e çmimit special, pas konkurrimit në “Koko Fest”. Në “Kënga Magjike 2021” kënga e saj “Zbrazur”, si pjesë e kategorisë New Artist, u kualifikua në netët finale.

Në vitin 2011, Niki Selmanaj merr pjesë në The Voice of Albania 1.

Në Mars 2021, Niki merr pjesë në Kënga Magjike 2021 me këngën "Zbrazur", në kategorinë New Artist.

Në Shtator 2022, Niki merr pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën "Melodi E Pambaruar".