Më mbaj mend (për 1 muaj)

Niki - Zbrazur Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  7

Pse nuk munde ti
të më doje edhe pak?
Të të jetoja si unë dija
24/7
Pse nuk munde ti në sy
të paktën të më kishe parë
Ike me nxitim, ike
dhe unë as forcë më
nuk kisha për të t'ndal

Me veten flas...
Pse të pyes përsëri?
çfarë kërkoj unë nuk e di
Kur ti sot ke ikur larg

REF. 2x:
Ti tek unë ke lënë
një botë plot me kujtime
Por ke lënë të zbrazur
sot ti zemrën time
Dhe nëse do të vish,
të lutem eja sot
Më mjafton nga ti
një përqafim i ftohtë
Se nuk mundem vetëm nëpër shtrat
24/7

A mendove ndonjëherë
të më doje përsëri?
Apo ishe aq i lumtur
sa dhe kohë më nuk kishe ti
A mendove ndonjëherë
të paktën për sa ishim ne?
Ka kaluar kohë, shume kohë
dhe mua akoma më duket
si të ishte dje

Me veten flas...
Pse të pyes përsëri?
çfarë kërkoj unë nuk e di
Kur ti sot ke ikur larg

REF. 2x:
Ti tek unë ke lënë
një botë plot me kujtime
Por ke lënë të zbrazur
sot ti zemrën time
Dhe nëse do të vish,
të lutem eja sot
Më mjafton nga ti
një përqafim i ftohtë
Se nuk mundem vetëm nëpër shtrat
24/7



Publikimi: 01/03/2021
Festivali: Kënga Magjike 2021
Muzika: Elgit Doda
Teksti: Elgit Doda
Orkestrimi: Elgit Doda


Komente 0


Niki - Zbrazur
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Zbrazur".
3. Video është e këngës "Zbrazur", por nuk këndohet nga Niki.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.