TEKSTESHQIP

Nikoleta Vokrri
Violina Te Perjetesoi
Lyrics

Moj violinë pse je mërzit
Nuk tingllojnë ma telat tuj
Me ty baba na ka rritë
Tash na dukesh si e huj

Ka njoft kangen dhe ahengun
Dymbdhjet vjeç n'dasma ka shku
Me orkester n'sofër ndejun
Ju ka zbardh drita tuj k'ndu

Ref. Në çdo shpi e derë oborrit
At' violinë kur kan' ndigju
K'to janë gishtat e Jak Vokrrit
E gjithmon' të kan' nderu

Nji jetë tanë aheng ti bane
Ti "Melismen" e krijove
Na do t'ndjekim rrugën tande
Për gjithçka që ti na m'sove

Ref. Në çdo shpi e derë oborrit
At' violinë kur kan' ndigju
K'to janë gishtat e Jak Vokrrit
E gjithmon' të kan' nderu

Nëpër dasma dhe gëzime
Baba Jak na ka shendu
Tuj përcjell' tinguj violine
Kangë të bukura na ka m'su

Ref. Në çdo shpi e derë oborrit
At' violinë kur kan' ndigju
K'to janë gishtat e Jak Vokrrit
E gjithmon' të kan' nderu