TEKSTESHQIP

Nikolin Perpali
Nikaj Merturi
Lyrics

Amanet e kam prej gurit,
Me kndue 'i kangë Nikaj-Merturit,
N'ato male përmbi Dri,
Ku rrin bora pa u shkri

Atje ndryshe,krejt âsht dielli,
Fluturojnë lumenjtë prej qiellit,
Ku janë ahat,ku janë mrizet,
Atje zemra, flakë të ndizet

Në Nikaj- Mërtur
Rritet lulja përmbi gur,
Në Nikaj-Mërtur
Ndera edhe besa
Jo,nuk shuhen kurrë!

Shpate, lugje,radhë-radhë,
Kullat rrinë si pllumba t'bardhë,
Lum kë rritën ato kulla:
Rritën djem e plakën burra!

N'Qafë të Kolçit,Dukagjin,
Shqiptari,bre, tim për tim,
Kurrë nuk shkeli kambë e huej,
S'ju përkulëm,jo,kurrkuj!

Refreni:
Në Nikaj-Mërtur
Rritet lulja përmbi gur...

DËRGOI: