Ah, rrudha shenjtërie,
në fytyrën bujare të një gonxheje,
ç’u ndalët në një çast?! Ju, o sy plot jetë, në ballin e një gruaje të vogël-gjigande, ç’u mbyllët përgjithmonë?!
E ju, o duar të vuajtura,
nga ku buroi vazhdimisht bamirësi,
ç’u ngritë në këtë ditë?!
Përgjigjuni! Se ne që po pyesim, jemi të braktisur, jetimë e të sëmurë, të drejtuar nga Amshimi, prej të cilit kërkojmë: Ju, o rrudha shenjtërie, Ju, o sy plot jetë, Ju, o duar të vuajtura;
për të na dhuruar
akoma në këtë shekull,
pak shpresë…
(Kushtuar Nënë Terezës ditën kur Ajo ndërroi jetë)
Shënkoll, më 05. 09. 1977
Nga vëllimi me poezi: Si pika vese, Shkodër 2021, fq. 24.