Nikolin Sh. Lëmezhi Poezi
Nikolin Sh. Lëmezhi

Tema: Poezi Për Fenë e Krishterë


Lutje

O Zot,
merri punët e mia!
Janë një rrezatim i Veprës sate.

O Zot,
merre lodhjen e mundimin tim!
Është vazhdim i Kryqit tënd.

O Zot,
merre gëzimin tim!
Është dhuratë e Ringjalljes sate.

O Zot,
merre jetën time!
Është shenjë e bujarisë sate.

O Zot,
merre zgjuarsinë time
e gjithçka më përket,
se dua të jetoj vetëm në dashurinë tënde,
që çdo çast më shoqëron!


Nga vëllimi me poezi: Si pika vese, Shkodër 2021, fq. 21.

- Poezi nga Nikolin Sh. Lëmezhi


- U dërgua nga Nikolin Sh. Lëmezhi -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0