TEKSTESHQIP

Nikollë Gjini
Babe E Bije
Lyrics
(Feat. Laureta Pjetri)

Babi.
Buza po më dridhet
Syri pom loton
Bukuroshja e babait
Sot nuse po shkon.

Me vellon e bardhë
Dukesh por si flutur
Me shokun e jetës
Qofsh gjithmonë e lumtur.

Vajza.
Sot është dita ime
Sa shumë e kam pritë
Prandaj ti o babi
S'ban me u mërzitë.

Qeshu babi ti
Mos të pikojnë loti
Me shku n'tjetër derë
K'shtu e ka dhanë Zoti.

Babi
Moj Princesha e ime
Për ty përmallohem
Kur të shohë të lumtur
Dhe unë lumturohem.

K'to janë lot gëzimi
Që rrjedhin ngadalë
Se babi t'ka ty
Vajz si shtat her djal.

Vajza.
Ti më këshillon
Ti më jep frymëzim
Ti je dhe do mbetesh
Gjithmonë Mbreti im.

Sikur rrezja e diellit
Rrugën ma ndriçon
Jo askush në botë
Ty nuk te zevendson