>
LETERSISHQIP

Në Kohën Që Rrjedh

Kemi lindur për të ikur,
s’ka nevojë
ndërmend dikush të na e sjellë,
shohim se lëviz në akrepat e orës,
koha virtuale që largohet,
e na risjell aty ku ishim
toka që rrotullohet,
edhe pse lëvizjen e shohim në diell.

Rikthehemi për t’u harruar,
harrojmë se shtyhemi më tej,
përsëriten ditë e muaj,
dëshira e parealizuar,
ëndërra për t’ia filluar…
dhe pse koha plaket e rrjedh…