>
LETERSISHQIP

E Kam Dit

Kur njeriu ka dëshirë veç të ikë dhe shkon larg,
me lartësi dehet fluturimesh,
bëhet binjak me zogjtë dhe me retë
dhe sytë ia zbulojnë llampën e Aladinit.

Kur njeriu beson hyjninë e vet,
si përmasë me një shteg nga rrjedh gëzimi,
i bindet fuqisë që e ngjit lart dhe e zbret,
rrugës së gjatë drejt një kryqëzimi.

E kam dit se pas çdo lumturie vjen dëshprimi,
dhe pas çdo dëshpërimi ka një pse?!