>
LETERSISHQIP

Veç Të Ecësh!

Të ecësh pa u lodhur,
me këmbët e tua,
pa marr në thua,
pa t’u dridhur leqet e gjunjëve,
me ritmin e lehtë të kohës,
me hapin e rëndë të botës.

Pra të jetosh në ecje
sa ta kalosh hendekun!…
Mos të presësh,
por të ecësh
bardhësisht mbi të zezën,
duke imituar rrezen!