>
LETERSISHQIP

U Shemb Një Fjalë

U shemb një dallgë e mbeti pezull,
si një ujëvarë që s’di të zbresë,
dhe ai litari që e mban nën sqetull,
për lart do të na tërheqë.

U shemb një rreze dhe u ndal mbi një yll,
ra mbi një fjalë e s’di ç’ndodhi pastaj,
shpërtheu flakë po re s’pati në qiell,
që ylli mos të ndihej në faj!

U shemb një fjalë që më shkrepi ndërmend,
s’e di, ndoshta zemrën ma preku,
atypëraty po ta gjej një vend,
dije se kurrë s’ka për të vdekur!