>
LETERSISHQIP

Më Thuej!

Kanë çel mimozat, a thue asht vegim ere,
pranvera kthehet me ftyrë…
E tash s’po di,
a ndodh si herët e tjera,
me të dasht e me t’urrye!
Nëse të due, petlat ti sjell era,
si një parfum,
aromë të sjell e verdha…
Me të urrye s’po mund!

Kanë çel mimozat, a thue asht vegim ere,
më thuej:
a thue asht vegim andrre,
më thuej!