Më mbaj mend (për 1 muaj)

Le Të Prishet Koha!…

Le të prishet koha,
dhe ëndrrat e bardha të na shkrihen mbi ballë,
sa të mbërrijë te ne ndonjë frullizë e heshtur,
gjurmë në sy për pak kohë,
sa për të na kujtuar përkohshmërinë tonë,
se as ëndrrat nuk janë të përjetëshme.

Le të prishet koha,
dhe era që fryn të ngjajë e pagojë!
Retë ta humbin durimin e të treten,
le të kalojë perëndimi në lindje,
e lindja të shkojë ku të dojë!
Le të ngatërrohen meridianeve dilemat e të nesërmes:
E djeshmja ishte fat a ishte lojë!

- poezi nga Nikollë Loka


Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet