TEKSTESHQIP

Nikollë Nikprelaj
Lahuta
Lyrics

Ku je lahutë shqipëtare
Me vargmalet moshatare
Zanin fort e paske ruajt
Qysh prej Gjeto Bashë Mujit

Si ushtima kur del prej dheut
Si prej gojës së Skenderbeut
Kapërcen shekuj me radhë
Në malet tona gjallë se gjallë
Në malet tona gjallë se gjallë

Kush ka thanë se ke mbarua
Kush ka thanë se je harrua
Ke jetue e prapë jeton
Ke ushtue e prapë ushton

Te oxhaku n’derë të Malësorve
Te bajraku n’ballë të Dasmorëve
Kurrë nuk plakesh kuj si falesh
O lahutë jehonë prej malesh
O lahutë jehonë prej malesh

O lahutë ti je e jona
Djepi yt te malet tona
Ti je penda e kangës se rrallë
Historia jonë e gjallë

Mal për mal shkon tuj shkëlqye
Roje shqipja t’rrin mbi krye
O lahutë o shpirti i malit
Knofsh gjithmonë
Brez pas brezit, djalë pas djalit

DËRGOI: