TEKSTESHQIP

Nikollë Nikprelaj
Këngë Për Sadik Isuf Kukaj
Lyrics

Në malsinë e Plavë-Gusisë
Ku rrin ora e shqiptarisë
Pesë sokola ka rrit një nanë
N` shqiptari ata kanë lanë nam.

Ndër ta ishte dhe Sadiku
Atdhetarë zemër celiku
Për familje miq e vëllazëri
Mburojë ishte ora e tij.

N`përkrenarën e Skenderbeut
Burri I dheut është betuar
Do t`i dal unë zot Atdheut
Pasha vllezritë e pushkatuarë.

Deshmitare Alpet Shqiptare
Fyt e krah ngjeshi gjerdanin
Mitralozin plot fishekë
Do ta mbroj me gjak Vatanin.

Greben, Shkodër a Visitorr
Diell, shi , breshër a borë
Nuk e ndalte asgjë trimin
Natë e ditë ai mbronë kufirin.

Shemso Ferri kur qet kushtrimin
N`Pralin Pal a e shihni tymin?
Po na vjen armiku ndër ara
A ka kush qe I del përpara.

Sadik Isufi brof plot guxim
Ec pas meje kush është trim
Kur kan dal nga mali n` fushë
N`dyluftim vrau katilin pushkë.

Mikun n n`besë e mbron me kokë
Ose s`hec I gjallë mbi tokë
Se korit kush kullën e Kukës
Pa e marrë plumbi I pushkës

Se korit nderin e mikut
Pa e marrë plumbi I Sadikut
Bijte e mi tha amanet
Që të pestë në front me vdek.

N` kalë të shalës n`pazarë kur ra
Ju kan falur burra e gra
Ja ka ditë rëndin burrërisë
Legjendari I Plavë-Gusisë.

Në shumë beteja pjesë ka marrë
Ndër shokë cdoherë faqebardhë
Atdheu t`birin e vleresoi
Me dekoratë trimin nderoi.

Hije I ka n`dekoratë vulës
Për pasardhësin e Kukë Lulës
Q`osmanlive u pat fut tmerrin
Për strehim u falte ferrin.

E mbajnë lartë Kukajt kokën
Gjersa dielli ta ngroh tokën
Mbrojnë familjen , mikun , vendin
Se korisin kurrë Kelmendin.

Se korisin gjakun e t`parit
S`shkelin besën e shqiptarit
Sadik Isufi dhe Hasani
Mema, Rama dhe Bajrami
Amanet u kan pas lane
Per ATDHE jetën me dhanë.

DËRGOI: