>
BIOSHQIP
Biografia
Nirvana ishin një grup muzikor rok nga ShBA. Grupi u themelua në Aberdeen, Washington nga vokalisti/kitaristi Kurt Cobain dhe nga basisti Krist Novoselic, në vitin 1987. Ky grup ndërroi disa bateristë deri sa Dave Grohl u fut në grup në vitin 1990 dhe ndenji deri sa grupi u shpërbë. Në fundet e viteve 1980, Nirvana u fut në skenën e muzikës grunge pas publikimit të albumit të tyre të parë Bleach, me Sub Pop ne 1989. Pasi lidhen një kontratë me DGC Records, ata gjetën sukses të papritur me single-in a parë nga albumi i tyre më i dytë Nevermind (1991). Ndersa albumi i trete i tyre In Utero, nuk e arriti numrin e shitjeve të Nevermind, por gjithsesi pati një sukses të madh komercial. Si vokalisti i Nirvana, Kurt Cobain referohej prej medias si "përfaqësues i brezit" X. Periudha e shkurtër e Nirvana përfundoi me vdekjen e Kurt Cobain, në prill të vitit 1994, por popullariteti i grupit vazhdon akoma. 8 vite më vonë, u publikua një album i quajtur Nirvana, ku ishin përmbledhur këngët e tyre më të mira dhe mes tyre një këngë e papublikuar më parë e quajtur "You Know You're Right". Që nga debutimi i tyre, grupi ka shitur mbi 25 milionë albume vetëm në ShBA dhe mbi 80 milionë albume në të gjithë botën.