>
LETERSISHQIP

Jeto Çdo Ditë Sikur Të Ishte E Fundit

Kurseja kohën për të jetuar më gjatë
një a dy net të ndenjura pa gjumë
sikur, po mos flija në mesnatë
do fitoja ca ditë jete më shumë.

Budallallëqe që njeriu egoist
po të mundej do të ngrinte dhe kohën
të endej i vetëm, pa njeri
dhe për vete të kishte gjithë botën.

Çmim i pavlerë për të jetuar ky
luhatje mes jetës dhe përjetësisë
që në mos ishte Perëndia, Zot i gjithçkaje
çdo luftë do bëhej për ‘karrige të Perëndisë’.

Në jetë shoh, ka vetëm dy ngjyra
me nuansa të panumërta në mes
njëri skaj tepër rënd për tu prekur
tjetri, me plotë kuptimin e fjalës ‘e zezë’.

Të pranosh veten tënde, me dhe pa mangësi
të t`pëlqejë ajo çka sheh çdo mëngjes
të flesh me ndërgjegjen vënë në qetësi
do të thotë:
të jesh gjithmonë shumë pranë lumturisë

Jeto çdo ditë sikur të ishte e fundit...