>
BIOSHQIP

Nita Latifi, Gati Për “Histori”

21-02-2014
Mund edhe të ketë ndjekës të shumtë përmes televizionit. Por Nita Latifi është njëra prej këngëtareve që nuk i ndahet muzikës ‘live’. Rok këngëtarja nga Prishtina ndonëse më shumë angazhimin artistik e ka shtrirë në të kënduarit lokaleve të ndryshme, kohë pas kohe ajo e magjishme artistikisht është paraqitur edhe nëpër festivale të ndryshme në vend e jashtë tij.



Diçka të mirë ka vendosur të sjell shpejt në treg. Kështu ka njoftuar përmes rrjetit social këngëtarja, ndërsa për realizimin e projektit të ri ajo ka udhëtuar drejtë Tiranës. “Diçka po zihet... new song is comming and I just can't wait”, ka shkruar këngëtarja përmes profilit zyrtar. Mësohet se kënga e re do të titullohet ‘Histori’.


Nita Latifi, Gati Për “Histori”