>
BIOSHQIP

Noga Kunder Te Gjitheve, Perkrah Unikkatilin

04-05-2012
Tinejxheri nga Prishtina, Noga beatbox, edhe njëherë ka konfirmuar qëndrimin e tij se përkundër bashkëpunimeve të shumta, ka vendosur ta përkrahë reperin e 'labelit' TBA, Unikkatilin.
I njohur për bashkëpunimet e tij, Noga, ka vendosur të jetë kundër Babastars, PINT dhe OTR, 'labela' me të cilët tinejxheri ka bashkëpunuar në të kaluarën. Dhe, Noga për këtë ka arsyet e veta.

"Jam i dëshpëruar nga reperat e tjerë me të cilët kam bashkëpunuar. Të gjithë janë 'fake'", është shprehur Noga.

Më tej Noga ka shtuar se e ka gati bashkëpunimin me Unikkatilin të cilin do ta lansojë kur reperi të arrijë në Prishtinë për koncertin, teksa tashmë konsiderohet si një prej tinejxherëve më të klikuar me rreth 11 milionë klikime në kanalin zyrtar.
(Telegrafi)

Noga Kunder Te Gjitheve, Perkrah Unikkatilin