>
BIOSHQIP

Noga, Bashkëpunim Me Ardian Bujupin?

13-06-2012
Ardian Bujupi, pop ylli shqiptar me famë botërore, duket se ka filluar të bashkëpunojë me artistët nga Kosova.
Tinejxheri nga Prishtina, Noga, ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook me një video të shkurtër se ai është takuar me Ardian Bujupin dhe se kanë filluar të punojnë në realizimin e këngës që do të titullohet "Tonight".

Noga, i cili sot (e mërkurë) bëhet 17 vjeç, ka bërë të ditur po ashtu se është duke xhiruar një videoklip në vlerë 50 mijë euro për këngën me Dr. Florin, "Na Kalle", e cila pas pak ditësh pritet të lansohet në kanalin e tij që ka jo më pak se 12 milionë klikime.
(Telegrafi)

Noga, Bashkëpunim Me Ardian Bujupin?