>
BIOSHQIP

Sot Noizy Vjen Me “Shut The Place Down”

15-04-2016
Noizy ka paralajmëruar se këngët e albumit të tij të fundit do të publikohen të gjitha me videoklip.

Reperi po e mban premtimin, ai tashmë ka filluar me publikimin e tyre dhe sot do të publikohet videoklipi i tretë.

“Shut the place down” mban titullin kënga që do të publikohet sot, e që është në bashkëpunim me Varrosin.

Pas këtij videoklipi ashtu siç ka premtuar artisti nga Shqipëria, edhe katër të premte të tjera ai do të sjell nga një projekt të ri.

“Grande” dhe “Not gonna talk” janë projektet e publikuara gjatë dy javëve të kaluara, të cilat kanë kaluar milionshin e klikimeve në kanalin “Youtube”.
(Telegrafi)

Sot Noizy Vjen Me “Shut The Place Down”