>
BIOSHQIP

Nora Muqaj Pranon Se është Shtatzënë

07-08-2015
Këngëtarja dhe aktorja, Nora Muqaj, ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor apo filmik.
Krejt kjo pasi në jetën private të saj po ndodhin gjëra të rëndësishme, të cilat do ta ndryshojnë për të madhe jetën e artistes shqiptare.

Ditëve të fundi u përfol se Nora dhe i dashuri i saj, këngëtari Mark Marku, po presin një fëmijë dhe se artistja po ashtu ka ndërruar fe.

Nora Muqaj pranoi shtatzëninë, por duke mos dashur të japë më shumë detaje rreth kësaj.

Po ashtu ajo mohoi edhe njëherë ndërrimin e fesë, duke thënë se kryqi në qafën e saj është një dhuratë dhe do të vazhdojë ta mbajë edhe pse ajo i përket fesë islame.

Mësohet se Nora dhe Marku ka kohë që bashkëjetojnë në Zvicër, vend ku artistja jeton prej vitesh.
(Indeksonline)

Nora Muqaj Pranon Se është Shtatzënë