>
BIOSHQIP

Nora Muqaj: “Suksesi Im Më I Madh është Fakti Që Jam E Suksesshme”

31-03-2014
​Nora Muçaj është këngëtare dhe aktore shumë e njohur. Ajo jeton në Zvicer, por asnjëherë nuk e lenë anash Kosovën. Thotë se e don shumë këtë vend, por që për të jetuar gjithmonë në Kosovë, duhet ndryshuar shumë gjëra. Në një intervistë për Kosovapress, Nora Muçaj, ka treguar se si aktore, do të luante secilin rol. Kosovapress: Nora, ju jeni aktore dhe këngëtare, cila nga këto të dyja ju flenë më shumë në zemër? Nora: Për mua janë të rëndësishme të dyja, nuk i ndaj asnjërën. Kosovapress: Jetoni në Zvicër për shumë vite, do të ktheheshit për të jetuar në Kosovë? Nora: Para një viti mendoja të kthehem por herën e fundit kur isha u ftoha pak nga shumë gjëra që kishin ndryshuar atje, gjëra si papunësia, droge e gjëra të tjera, që nuk do t’i përballoja në vendin tim. Me keqardhje po e them që nuk do të kthehesha pa u bërë mirë. Kosovapress: Ku jeni me e angazhuar kohët e fundit? Nora: Jam e angazhuar në muzikë, në punë, si dhe aktrim. Së shpejti prap do të jem aktive në serialin ‘Stinë dashurie’. Kosovapress: Jeni duke punuar në ndonjë projekt? Nora: Po e lë pak befasi këtë pyetje. Kosovapress: Cili është suksesi më i madh në jetën tënde? Nora: Suksesi më i madh është fakti qe jam e suksesshme. Kosovapress: A është Nora e dashuruar? Nora: hmmmm, (qesh) ndonjëherë. Kosovapress: A është dashuria mbi të gjitha. Cili është mendimi juaj për këtë? Nora: Dashuria e vërtetë është mbi të gjitha, sidomos kur me partnerin tënd i ndan të gjitha të mirat dhe të këqijat bashkë. Kosovapress: Synimi yt për të ardhmen? Nora: Të realizoj një film për jetën time sepse do të ishte shumë interesant. Kosovapress: Të du ash apo të të duan? Nora: T’i dua ata që më duan dhe të mundohem mos t’i urrej ata që nuk më duan. Kosovapress: Do të pranonit të luani në skena nudo? Nora: Unë jam aktore, deri sa e kam pranuar të studioj për aktrim, nuk duhet të kem komplekse për art sepse, megjithatë aktrimi nuk është Nora, po personazhi që krijohet për rol në mua. Kosovapress: Që një femër të jetë e suksesshme a duhet që të jetë e bukur? Nora: Mendoj që po, çdo femër është e bukur në mënyrën e vet. Kosovapress: Diçka për fund? Nora: Thjesht pyetjet më të mira deri sot, bravo ty. Dhe i falënderoj fansat më të mirë në botë për mbështetjen.
(Kosovapress)

Nora Muqaj: “Suksesi Im Më I Madh është Fakti Që Jam E Suksesshme”