>
BIOSHQIP

Të Premten Vjen Klipi I Ri Nga Nrg Band

20-04-2016
Nrg Band kanë realizuar projektin e tyre më të ri në bashkëpunim me Dj Aldon.

Kënga do të vijë e realizuar me videoklip nga produksioni “Max Production” , të cilët tashmë kanë përfunduar xhirimet dhe çdo gjë gati pritet të jetë të premten rreth orës 19:00, kur është paralajmëruar publikimi i tij.

Ditë më parë Telegrafi solli detaje ekskluzive nga ky projekt që rikthen grupin e njohur pas një pauze në skenën muzikore.

Kënga, e cila jep mesash të fortë për të qenë vetëvetja është punuar nga Besnik Qaka dhe Dj Aldo, ndërsa pjesë e videoklipit është edhe “Miss Globe Albania 2014”, Sara Gjordeni.
(Telegrafi)

Të Premten Vjen Klipi I Ri Nga Nrg Band