>
BIOSHQIP

Nrg Band, Besniku Ne Telashe

14-05-2012
Besnik Qaka është akuzuar se në fund të tetorit të vitit 2008, në Prishtinë, përkatësisht në motelin Rama Petroll rrugës për Lipjan, ka keqpërdorur seksualisht një të mitur nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, shkruan Gazeta Jeta në Kosovë. Sipas aktakuzës, ai me dashje ka kryer veprën penale të keqpërdorimit seksual të personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, vepër e dënueshme nga 1 deri në 10 vjet burgim. Bazuar në emrin e saj, e mitura duhet të jetë shqiptare. Besnik Qaka është dashur të paraqitet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, me datën 30 prill 2012, pasi që kishte një urdhëresë për sjellje nga policia. Por, sipas organeve të drejtësisë, policia kishte dështuar ta sjell atë, e për pasojë seanca ishte shtyrë. Ai pritet që të dalë para gjykatësit për konfirmimin e aktakuzës më 30 maj 2012. Nëse konfirmohet aktakuza, atëherë Besnik Qaka dhe shtatë të akuzuarit e tjerë do të paraqiten para trupit gjykues për gjykim.
(Telegrafi)

Nrg Band, Besniku Ne Telashe