>
BIOSHQIP

Besniku Me Shokë I Rikthehen Muzikës

11-06-2012
Djemtë e grupit 'NRG Band' nuk kanë të ndalur. Megjithëse kohët e fundit, fatkeqësisht, solisti Besnik Qaka përmendej për një lajm skandal për seks me një të mitur vite më parë, por kjo gjë nuk rezultoi e vërtetë, djemtë janë kthyer më të fortë se kurrë.

Këtë e tregon edhe prania e tyre në diskon më të njohur në Prishtinë, në një koncert ku ambienti është mbushur me shumë fansa dhe emra të njohur.

Aty kanë qenë shumë artistë, ndërmjet tyre edhe Gena, aktori Blerim Destani, futbollisti Lorik Cana, e shumë të tjerë. Sigurisht që suksesi i djemve do të jetë gjithmonë 'in', falë hiteve që krijojnë dhe publikut që i do.
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)

Besniku Me Shokë I Rikthehen Muzikës