>
BIOSHQIP

Nrg Band, E Di Që Jam I Pafajshëm

19-08-2012
Besnik Çaka, anëtari i grupit NRG Band, thotë se ai është i pafajshëm në lidhje me akuzat se ka pasur marrëdhënie me një 16-vjeçare.
Këngëtari pejan thotë se nuk e di as vetë se si është përfshirë në këtë skandal, ndërsa dyshon edhe për mundësinë që emri i tij të jetë përfshirë në këtë ngjarje qëllimisht.

"E thash edhe më herët, presim që drejtësia të zbardhë në seancën e radhës, pastaj do shohim se çfarë qëndron prapa saj, sepse unë e di që jam i pafajshëm dhe me zor po pres të vijë seanca gjyqësore dhe t'i japim fund kësaj rrëmuje", ka thënë Besniku gjatë një interviste për emisionin Poke të Top Channel.
(Telegrafi)

Nrg Band, E Di Që Jam I Pafajshëm