>
BIOSHQIP

Nrg Band: Ja Pse U Ndaluan Klikimet Në Youtube Për Këngën “Magdallena”

25-10-2012
Solisti i grupit NRG BAND ka sqaruar për të gjithë adhuruesit e tij për shkak se kanë ngecur klikimet në kanalin Youtube, klikime këto që shkonin shumë kundrejt këngës më të re të tyre "Magdallena". Ja se cfarë shkruan Besniku: "Të nderuar adhurues, Për një kohë të shkurtër videoklipi i këngës "Magdallena" i postuar në YouTube me datë, 17.10.2012 ka pranuar klikime marramendëse. Për këtë arsye kemi kuptuar nga zyrtarët e rrjetit social YouTube se janë stopuar regjistrimet e klikimeve për një kohë të shkurtër deri sa të verifikohet se nuk është ndonjë mashtrim apo dicka e tillë. E gjithë kjo procedurë është për shkaqe sigurie, pasi që sipas kontraktorit tonë në Gjermani kemi kuptuar se klikimet e tilla tejkalojnë normalen e paraparë. Pra, si duket kemi të bëjmë me një rekord ditor! Ju njoftojmë se videoklipi i këngës është ende aktiv në YouTube, kurse të gjitha klikimet (views) e mbledhura nga data 23.10.2012 deri në përfundimin e procedurës do ti shtohen numrit 85,528". Ne urojmë që sa më parë të zgjidhet ky problem, pasi edhe fansat e këtij grupi po ankohen, dhe kënga vertëtë është shumë e dëgjuar dhe e klikuar.
(Albavipnews)

Nrg Band: Ja Pse U Ndaluan Klikimet Në Youtube Për Këngën “Magdallena”