NRG Band

“Rina, Rina” Nga Nrg Band, Tashmë Një Hit Botëror

{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}
[03-10-2013]
Janë të veçantë në këndim e në paraqitje. Dhe duket se kjo i ka bërë të jenë ndër grupet mjaft të pëlqyer në trevat shqipfolëse. Grupi ‘NRG Band’, i cili për shumë kohë është në majë të suksesit, nuk kanë të ndalur në punë e synime më madhore. Kohë më parë ata janë përfolur e pëlqyer shumë për hitin ‘Rina, Rina’ një këngë kjo që siç duket po ja hap rrugët edhe drejt tregut evropian.

Këtë e ka bërë të ditur për Tribuna, Besnik Qaka vokalisti i grupit i cili ka shpalosur imtësi rreth suksesit të këngës si dhe bashkëpunimin e tyre me një kompani Izraelite.



“Kënga ‘Rina Rina’ është dëgjuar në Izrael shumë. Pastaj një kompani shumë e njohur në Izrael e cila quhet ‘Oëner music’ na ka kontaktuar dhe kanë kërkuar që të lidhin kontratë me ne. Ne faktikisht kemi bërë kontratë me Israel por pasi kënga është bërë një hit i vërtet atje, ata kanë kërkuar nga ne të drejtën që ta shtrijnë edhe nëpër vende tjera të Evropës. Ne ju kemi dhënë të drejt, me përjashtim të Kosovës, Shqipërisë dhe Rumanisë sepse në këto vende ka depërtuar kënga më herët. Kështu që vetëm në këto tre vende ata nuk kanë qasje. E sa i përket Italisë, Rusisë, Gjermani e të gjitha vendet tjera ata e kanë futur në treg dhe sipas asaj që na kanë treguar kënga po dëgjohet e pëlqehet shumë, nëpër radio e çdo kund”...
 (Nita Brisku/Tribuna)

“Rina, Rina” Nga Nrg Band, Tashmë Një Hit Botëror

  NRG Band - Rina Rina [Teksti dhe Klipi]

Komente 0