>
BIOSHQIP

Këngë Të Reja Së Shpejti Në Stilin E Nrg Band

11-12-2013
“NRG Band” nuk ndryshojnë këngët e reja, për të cilat janë duke punuar, do t’i sjellin me plot energji pozitive fuqishë Studio e tyre muzikore po vlonte nga puna rreth projekteve të reja. E kjo për arsye se përveç për vete, djelmoshat pejanë nga bendi “NRG Band”, kanë nisur të krijojnë këngë edhe për këngëtarët e rinj. Kështu të paktën ka treguar lideri i “NRG...” Besnik Qaka, ndërsa ka premtuar talent të rinj e krijime të shumta nga vetë ata, për këtë fundvit e vitin pasues Kanë treguar se nuk do t’i ikin stilit të tyre. E kjo për faktin se duan të mos krijojnë huti tek fansat e tyre. Prandaj zotohen që do të jenë pikërisht ata, djemtë e “NRG Band” edhe për nga zhanri i tyre muzikorë. Kështu të paktën ka treguar i pari i këtij grupi Besnik Qaka, ndërsa ka theksuar se edhe këngët e reja, për të cilat janë duke punuar, do t’i sjellin me plot energji pozitive fuqishëm në treg. “Jemi duke punuar vazhdimisht në këngë të reja. Por nuk do t’i prezantojmë tani para festave. I kemi dy këngë. Njërën e kemi përfunduar, ndërsa në tjetrën jemi duke punuar ende. Këto këngë e kemi në plan t’i lansojmë pas festave të fundvitit, ndoshta kah muaji mars, për shkak se edhe koha për të xhiruar videoklipe është më e përshtatshme atëherë. “Këngët do të jenë brenda stilit tonë. Gjithmonë në to mundohemi që të vërehet ngjyra e “NRG Band”, në mënyrë që herën e parë kushdo ta dëgjojë këngën të kuptojë që bëhet fjalë për “NRG Band”, ka theksuar fillimisht Qaka. Dyer të hapura për secilin artist Por, zotimi se nuk do të ndërrojnë nuk parasheh edhe qëndrimin tek tingujt e njëjtë. “Kjo nuk do të thotë që ne nuk do të eksperimentojmë, por nuk na pëlqen të dalim nga vetja”, ka shtuar më tej këngëtari, duke treguar se ata për çdo projekt punojnë hollësishëm. “Ne gjithmonë kur punojmë në ndonjë projekt, më parë e masim veten. Asnjë këngë nuk e kemi lansuar në treg vetëm hajt nëse kalon, kalon. Ka pasur raste kur gjashtë muaj ka ndodhur të merremi vetëm me tekst. Për shembull për këngën ‘Rina Rina’ gjashtë muaj kemi bërë vetëm tekstin ta kompletojmë. Shkruaj fshijë, shkruaj fshij... deri sa e kemi arritur qëllimin”. Krijimi i këngëve të reja, nuk është preokupimi i vetëm për ata. Tani me krijimin e studios së re muzikore, këngëtari ka thënë se do të punojnë me talent të rinj në muzikë, për të cilët ka theksuar se ka shumë. “Ka dy vjet që e kemi hapur studion. Por deri tani kemi punuar vetëm për vete. Ndërsa tani e kemi zgjeruar rrethin e bashkëpunëtorëve. Jemi vërtet tani një ekip i madh që po punojmë në “Energy Entertaiment”, ku dyert e secilit artist janë të hapura. Unë tanimë vetëm kam filluar të zgjedh disa talent të rinj që kanë zë të mirë dhe talent në muzikë, të rinj që vërtet ja vlen të jap kontributin tim në formësimin e tyre si artist. Ja vlen vërtet të punosh me ta”. Ndërkaq, publiku do të ketë mundësi ti dëgjojë pas festave, produktet me talent e rinj. “Unë tashmë vetëm kam filluar të punoj me ta. Mirëpo gjatë vitit të ri do të fillojmë të bëjmë edhe demo incizime, pasi që tani për tani jemi duke punuar rreth teksteve për ta”, ka theksuar ai. Bashkëpunimet pjesë e planeve E ndonëse bashkëpunimet po rezultojnë si më të suksesshmet në tregun tonë, në pyetjen se a do të vijnë edhe “NRG Band” me ndonjë bashkëpunim, Besniku ka thënë. “Janë disa plane edhe për bashkëpunime me disa emra të njohur të skenës sonë. Mirëpo nuk do të kisha dashur të flas për to pa u finalizuar planet dhe bisedat tona”, ka shtuar Qaka, ndërsa për fund ka treguar edhe për angazhimet aktuale për festat e fundvitit. “Nga kjo javë fillojnë xhirimet do të jemi prezent në disa emisione. Jo në të gjitha, vetëm tek disa që na premton koha të jemi prezent, pasi që i kemi edhe angazhimet rreth koncerteve dhe nuk po na lejon koha të jemi në të gjitha xhirimet e Vitit të Ri. Pastaj po punojmë edhe në studion tonë dhe e kemi pak kohën e limituar”.
(Nita Brisku)

Këngë Të Reja Së Shpejti Në Stilin E Nrg Band