>
BIOSHQIP

Nrg Band Thotë “As 1 Si Ti”

10-04-2015
Nrg Band sapo ka hedhur në treg videoprojektin më të ri të titulluar "Asnjë si ty". Tekstin e këngës e ka bërë Petro Xhori, muzikën Irkenc Hyka, Hair & Make-Up Arta & Nagipi, styling Nagip Binçe, ndërsa për realizimin e klipit është përkujdesur ND Film Production. Një pjesë e klipit është realizuar në Shqipëri, e pjesa tjetër në Kosovë, ku kënga përcjell një mesazh tepër të qëlluar, një djalë i ri i drejtohet një bukurosheje me fjalë të ëmbla, por edhe ia kujton se ajo s'është e vetmja, atë e pëlqejnë edhe shumë femra të tjera, po ajo ngelet e veçantë. Kënga është pëlqyer bukur shumë dhe kjo shihet në komentet dhe përgëzimet e dedikuara.
(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)

Nrg Band Thotë “As 1 Si Ti”