A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Natyrën

Pushime Dimerore

Ja, vit i ri kaloi tani
me lule prej debore
dhe filluan perseri
pushimet dimerore.
Po ditet ne nuk i kalojme
prane sobave te strukur
se si cdo stine per ne njesoj
dhe dimri eshte i bukur.
Kemi gezim kur bie bore,
me shoke e shoqe luajme,
por kalimtaret s’i trazojme
me bore nuk i gjuajme.
I shkojme ne sa s’ka me mire
pushimet dimerore
pastaj mesojme, te perterire
mbi libra dhe fletore.

- poezi nga Nurije Bektashi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.1 / Votuan:  30





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018