A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Dita E Bukur

Agoi mengjezi erdhi dita
lindi dielli plot hijeshi
hapen lulet syckat e pergjumura
fluturat shetisnin plot bukuri

Kur sheh diten qe sapo filloi
zemra te mbushet plot gezim
une gezoj dhuratat qe me ofroi
dhe ia kthej me falenderim.

Une me shoqet, shoket e mi
mblidhemi neper livadhe
lule shumengjyreshe kepusnim
benim nje buqete te madhe.

Plot gjalleri e kaluam diten
duke lozur, gezimplote
na gezoi dhe dielli me driten
e tij te embel, dhe te ngrohte.

- poezi nga Nurije Bektashi


Nuk ka akoma asnjë votë






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019