TEKSTESHQIP

Oborri
Kangë Janari
Lyrics

Po m'rrjedhin lotë që m'i lajnë dhomtë
M'vijnë lajme që m'i k'pusin kamtë
S'di pse osht' kaq randë me e kuptu
Sa lehtë osht' naj ditë me gabu

E dillja s'mbetë vetë
Kur rrin shtritë n'krevet
Mas çdo gjumi t'gjatë
Me u çu osht' ma e randë

Shpesh e kupton
Sa mirë osht' me e ndalë çdo dritë
Jo për mos me pa
Po për me ni n'ty çka osht' rritë

Me dy krahë dikush shkon n'Hanë
Dikon n'Tokë e mbajnë dy kamë
T'djeshmet s'osht' keq me i kujtu
Kur s'harron me fluturu

Me dy krahë dikush shkon n'Hanë
Dikon n'Tokë e mbajnë dy kamë
T'djeshmet s'osht' keq me i kujtu
Kur s'harron me ecë, me fluturu

Po m'rrjedhin lotë që m'i lajnë dhomtë
M'vijnë lajme që m'i k'pusin kamtë
S'di pse osht' kaq randë me e kuptu
Sa lehtë osht' naj ditë me gabu

Shpesh e kupton
Sa mirë osht' me e ndalë çdo dritë
Jo për mos me pa
Po për me ni n'ty çka osht' rritë

Me dy krahë dikush shkon n'Hanë
Dikon n'Tokë e mbajnë dy kamë
T'djeshmet s'osht' keq me i kujtu
Kur s'harron me fluturu

Me dy krahë dikush shkon n'Hanë
Dikon n'Tokë e mbajnë dy kamë
T'djeshmet s'osht' keq me i kujtu
Kur s'harron me ecë, me fluturu