TEKSTESHQIP

Oborri
N'kohna
Lyrics

N'kohna t'lamtumirës
Nuk osht' mirë ti me m'kqyrë mu me atë shikim
Boll po m'mjafton kjo ditë me vend kaq pak
Shumë pak.

Ti si shok të dillës
Mu m'ki pa, dej sa ni t'marte s'e ki vrejtë
Krejt borën që p'e sheh n'mu osht' tu ra
Tu ra.

Sa herë në jetë
M'ke shti me hi nër ujë me hundë jo t'mshelun
Ia kom nisë mu msu

Ma lehtë po m'vjen i m'sumë
Veç shumë ma lehtë m'kish ardhë pa hiç krypë në hundë.

Ndonëse do fjalë që m'i thua
Jetën e bukur për dy ditë ma bojnë.

Thirrëm prej ujëvarës
S'ki nevojë me ma përshkru ujin tu ra
Krejt çka t'vyn me m'thonë osht' fshimi sytë
Fshimi sytë

Mandej t'ia nisi kangës
Se edhe ky qytet moti ka nisë me u lagë
Nashta kanga e thanë e t'përzen ty
T'përzen ty.

Sa herë në jetë unë ty t'kom puthë
Me ni vend që veç na e fmijtë e kemi ditë.

Tash ia kom nisë me i vrejtë
Do ftyra t'reja bash n'qat t'njejtin vend
Po shpresoj që prej fmijve jon' drejtu.

Ndonëse ato fjaltë e tua
Jetën e bukur për dy ditë ma bojnë.