TEKSTESHQIP

Oborri
Po Zihet Supa
Lyrics

S'po t'shkruj për me t'dashtë
Po po t'shkruj për me t'mbajtë
Me sy n'drejtim kah muret
Dikush po mburret

Tu mendu që ma mirë s'ka
Ni djalë i vogël, lojën e ka ndalë
E nepër det i vetmum noton

Krypa o' habitë prej bukurisë
Shum ambël për te
A uji rrin njejtë si n'shpi

Gjyshja o mërzitë
Po t'pret me ni vend
Kurr' s'flen, veç lodhet
Shpejt kalon koha tu u sillë me tren

ref.
Po zihet supa për ty k'tu
Hajde e pijna bashkë
Po zihet supa për ty k'tu
Hajde e pijna bashkë

Po t'shkruj për me t'dashtë
E s'po t'shkruj për me t'mbajtë
Me sy n'drejtim kah muret
Dikush po mburret

Tu e ditë që ma mirë s'ka
Ni djalë i vogël, lojën e ka ndalë
E bashkë me gjyshen n'det po noton

ref.
Po zihet supa për ty k'tu
Hajde e pijna bashkë
Po zihet supa për ty k'tu
Hajde e pijna bashkë