>
BIOSHQIP
Biografia
Grupi "Oda" është formuar në vitin 1994 në Londër dhe është një Rock Band shqiptar i Viteve '90. Grupi “Oda” eshte nje prej rock bendeve kosovare me te pelqyera. Qe nga viti 1998 kur edhe u publikua albumi i fundit, i titulluar po me kete emer “1998”, grupi u shpernda ne te kater anet e botes, duke lene pas vete hitet e pavdekshme te cilat i shoqeruan adhuruesit e tyre deri me sot.

Anëtarët e Grupit "Oda" kanë qenë (pothuajse të gjithë ish-anëtar të grupeve të njohura gjatë viteve të 80-ta në rock skenën kosovare):

• Dukagjin Lipa ( 'Horizonti' ), voc - babai i kengetares Dua Lipa
• Labinot Krasniqi ( 'Fillimi i Fundit', 'Sahara' ), bas
• Besim Hajdini ( 'Babilon', 'Sahara' ), git
• Asdren Rrahmani ( 'Dita e Tretë' ), git
• Petrit Riza ( 'Autostop', 'Gjurmët', Minatori' ), drum
-
• Florent Boshnjaku ( 'Atom 5', 'Fillimi i Fundit', 'Horizonti', 'Ilirët' ), keys
• Besim Gashi-Babuka ( 'Seleksioni 039' ), drum
• Valon Gashi ( 'Purgatory', 'Maviva', 'Troja' ), git
• Marcus McIrneney (mysafir në albumin e parë 'Rrugë e Mbarë',1995), keys

Në vitin 1995, Oda publikojnë albumin "Rrugë E Mbarë".

Në vitin 1998, Oda publikojnë albumin "1998".

Në Prill 2006, Oda marrin pjesë në Top Fest 3 me këngën "Te Gjithen Per Vete".

Në Maj 2007, Oda marrin pjesë në Top Fest 4 me këngën "Ti Je Ajo".

Në vitin 2010, 12 vite me vone, formacioni i dikurshem bashkon perseri forcat, duke iu rikthyer skenes me kengen me te degjuar dhe me e kerkuar ne radiot kosovare ‘Era’, pa klip.