>
BIOSHQIP
Biografia
Pas shtatë vitesh karrierë të suksesshme me grupin Mister, këngëtarja shkodrane Odeta Katundi jeton në Tiranë. E diplomuar me rezultate të larta në Fakultetin Juridik të Universutetit të Shkodrës, aktualisht punon si juriste në një firmë ndërtimi.

Debutimet më të suksesshme me grupin Mister:
Kulti im dita ime – Festivali i pranverës 1996.
Krimi nuk jam unë – Festivali i 35 i këngës në RTSH, dhjetor`96
Fundshekull – Festivali i pranverës 1998.
Muri- Festivali i pranverës 1999.

Preferencat:
Ngjyra: Gri
Stinët: Vera
Këngëtarë: Celine Dion, Whitney Houston
Gjuhët e huaja: Frëngjishtja
Letërsia: Ajo moderne
Hobi: Të gatuajë edhe për tridhjetë vetë.

Në Nëntor 2003, Odeta Katundi merr pjesë në Kënga Magjike 2003 me këngën "Nese S'me Njeh".

Në Prill 2005, Odeta Katundi merr pjesë në Top Fest 2 me këngën "Ti Me Fal".