A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Blerta Na Harroi Gërshetat

Nena dhe babai
na e pyesin :
- Blerte,
Cfare vizatove
permbi ate flete?

- Vizatova veten,
a nuk e shikoni?
Ju jeni te rritur
si nuk e kuptoni?

-Po c'ke ngaterruar
blete edhe qershi
flutur e kalem
molle dhe kuti?

Jo asgje, asgje
nuk kam ngaterruar,
ne fletore veten
une kam vizatuar!

Po habitet nena
babai ben cudi...
- Ti nuk je kalem,
ti nuk je kuti!

Molle edhe qershi
ti nuk je, moj Blerte,
pastaj ketu c'duan
nje flutur,
nje blete?

- Jua thote gjyshja
pritni kur te vije...
- Kur s'e dime ne
gjyshja s'mund ta dije!

- Jo e di, e di!
Gjyshe moj, vrapo,
se c'kam vizatuar,
eja na trego.

Ja ku erdhi gjyshja,
vizatimin pa...
- Kjo ketu eshte Blerta! -
prinderve u tha.

Se, kur afron mbremja
edhe do te flere,
i kendoj nje kenge,
qe gjumi ta zere.

Gjumi mbi qepalla
vete edhe vjen
une, nje kenge, mbeses
nis edhe i them :

" I ke faqet molle,
syte si qershi
hunden si kalem,
gojen si kut".
Pa, i them : "Je blete"
Pa i them : "Je flutur",
se eshte punetore,
sepse eshte e bukur.

Pra ne vizatim
eshte vete Blerta
vecse ka harruar
te beje...gershetat!

- poezi nga Odhise K. Grillo


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  7





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019