>
LETERSISHQIP

Kallajxhinjte

Nuk vijnë si më parë në fshat kallajxhinjtë,
I kallajisi kurbeti fshatarët,
Kazanët e rakisë flejnë bahkë me minjtë,...
Të fshehura qosheve nga kusarët.

Brenda kazanëve zien rakia e vetmisë,
Llullatë e tyre si hundë nuhatin...
Ndjejnë erën e të zotëve të shtëpisë,
Kur portat e mbyllura me kohë hapin.