>
LETERSISHQIP

Kopani

Ju zonja, që rrobat me lavatriçe i lani,
A e dini vallë, se ç'është kopani?

... Eh, si kërciste ky send dikur,
Anës lumit mbushur me gurë!

Sa shumë dru kanë ngrënë atje,
Këmisha ime dhe pantallonat me dhe'

Nënat tona e dinë ç'kanë hequr,
Duart mbi gurë duke përpjekur...

Ju zonjat e sotme, jeni me fat,
S'e provuat kurrë kopanin e thatë.