>
LETERSISHQIP

Pemët Dëgjojnë Muzikë

Janari ecën lehtë duke mbajtur frymën
Mbi ditët e fundit,
Të mos e diktoj era dhe kthehet përsëri.
Unë me një celular të mirë në dorë,
Kam dalë në natyrë dhe dëgjoj bashkë me pemët
Këngët e zgjedhura që kam hedhur në trurin e tij.
Ja, ajo bajame atje në gardhishte,
U mbush me lule prej emocioneve
Të këngës "Vajzë moj,lule moj"
Ulliri rrëzoj kokërrat e tij të fundit,
Që i ruajta për zogjtë,
I drithëruar prej këngës së Vajzës së Valëve.
Një dredhëz në trungun e fikut,
I gudulisi kurrizin kënga:të ka lali xhan!...
Hardhia tund krahët lakuriqe,
E dehur nga Baftjari me raki Skrapari.
Unë?
Unë qaj me dorën hedhur në belin e dardhës,
Duke dëgjuar një këngë greke:
Milica ime,
Milica ime...